Emocionuese: Bill Clinton takon pas 17 vjetëve familjen kosovare, e kishte njohur në kamp refugjatësh

0
148

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, derisa shoqëronte bashkëshorten e tij që synon ta marrë drejtimin e SHBA-ve, Hillay Clinton, në Safety Harbor të Floridas, ka takuar një familje kosovare të cilën e kishte takuar 17 vjet më parë, të strehuar në një kamp në Maqedoni, gjatë luftës në Kosovë.

Clinton është parë i emocionuar derisa ka takuar familjen Shala, gati dy dekada pas takimit të tyre të parë, në kohë lufte. Atij, nga njeri prej familjarëve Shala, i tregohet një fotografi e kampit në Maqedoni dhe nga reagimi i ish-presidentit Clinton, duket se e kujton ende atë takim me familjen kosovare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here