U VETVRA në oborrin e shtëpisë. Kush është 24 vjeçarja nga Berati që tmerroi familjarët…

0
287

Zbardhen detaje të vajzës që u var dje në një fshat të Beratit, në Sadovicë, afër malit të Shpiragut.

Banorët e fshatit, kanë rrëfyer per newsbomb.al, se vajza 24 vjeçare është nënë e një fëmije tre vjeçar, dhe është gjetur e varur në oborrin e shtëpisë së burrit, ku edhe jetonte së bashku edhe me familjarë të tjerë të tij.

Vajza, ka kaluar e vetme dhe orët e mëngjesit dhe në orën 10.40 minuta, vjehrri i vet, pasi ka shkuar në pjesën e pasme të bahçes, e ka parë vajzën të varur me litar.

Luljeta Abazi, 24 vjeç, nuk dihet se për çfarë motivesh i ka dhënë fund jetës në mënyrë kaq misterioze, përsa kohë, që nuk ka lënë asnjë shënim. Madje në fshat thuhet se ishte vajzë e qetë, nuk ka shfaqur shenja depresioni, raporton newsbomb.al.

Policia nga ana e saj raporton se tek vajza, nuk ka as shenja dhune. Pavarësisht ngjarjes, policia sipas njoftimit të mëparshëm për median, është duke e hetuar rastin në fjalë e ndonjë pistë të mundshme, ndërkohë që në familjen e saj në fshatin ku jetonte si nuse, janë hapur tashmë dyert e mortit. /NEWSBOMB.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here