Kush po e vëzhgon Saimir Tahirin? Ja çfarë u pa në lokal…

0
433
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke dale nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ku ka deshmuar ne lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi. Doshi ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta se ka porositur vrasjen e tij dhe te deputetit demokrat Mhill Fufi./r/n/r/nMinister of Interior Samir Tahiri, at the Prosecution of Serious Crimes, where he testify about the allegations of lawmaker Tom Doshi. Doshi has accused the Speaker of Parliament Ilir Meta because he has ordered his murder and Mhill Fufi.

I ftuar në emisionin ‘Tonight Ilva tare’, gazetari Artan Hoxha ka risjellë edhe një herë në vëmendje rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili javën që shkoi dha dorëheqjen nga posti i deputetit.

Edhe pse deri më tani dukej sikur s’po bëhej asgjë për të hetuar Tahirin, sipas Hoxhës ai po mbahet nën vëzhgim nga skuadrat operacionale dhe këtë gjë e kishte parë e vetë.

“Unë di që Saimir Tahiri është vënë nën vëzhgim të Skuadrës Operacionale. Që do të thotë se Prokuroria e ka vënë nën vëzhgim jo thjesht me kë flet, por edhe kë takon në rrugë. Këtë e ka bërë Prokuroria. E ka bërë tani. Unë thjesht u ula në një zonë të kryeqytetit dhe në lokalin përballë vura re që ishte Tahiri me persona që njeh dhe makina që pashë rrotull ishte Skuadra Operacionale. Prokurori ka aktivizuar edhe këtë lloj vëzhgimi.

Dorëheqja e Tahiri u ka shërbyer shumë personave. Së pari, Edi Ramës. Opozita e ka parë edhe si fitore për shkak të presionit, por i ka rrëzuar edhe një lloj kauze. Dhe thotë se është bërë marrëveshje.”, tha Hoxha.

Pas dorëheqjes, ish-ministri Tahiri pritet sa të merret në pyetje nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda këtë javë, lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për trafik të lëndëve narkotike dhe lidhjen me grupin e Habilajve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here