Një 40-vjeçar shqiptar nga Kosova është ‘tërbuar’ nga xhelozia kur ka parë ish-gruan e tij në rrugë me të dashurin e ri, duke shkaktuar një incident. Ngjarja në fjalë ndodhi Mühlacker, në gusht të vitit të kaluar, ku kosovari kishte nëntë vite që jetonte aty, shkruan pz-neës.de.
Nga xhelozia ai e sulmoi në këmbë dhe duar me sende të forta metalike të dashurin e ri, derisa ishte një shofer automjeti që e ndaloi, raporton albinfo.ch. Përveç kësaj burri e kishte kërcënuar me vdekje ish gruan.
Gjykata e Maulbronn ka dënuar shqiptarin për plagosje me 1 vit dënim me kusht dhe gjithashtu duhet të kryejë 250 orë punë. Ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar dënim prej 1 vjet e dy muaj burg.
Gjykatësi Bernd Lindner tha se ky dënim është i mjaftueshëm për të vetëdijësuar shqiptarin.