Filloi përplasja Rama-Tahiri apo një lojë politike

0
204

Ditën e enjte, gjatë fjalimit ku deklaroi dorëzimin e mandatit të deputetit, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ngurroi të lëshonte “thumba” edhe ndaj Kryeministrit Rama. Sot (E Premte, 4 Maj) ka qënë ky i fundit i cili si duket ka bërë pjesën e tij. Edhe pse nuk ka folur hapur, Kryeministri duket se e ka “sulmuar” në mënyrë indirekte bashkëpunëtorin e tij më të mirë në legjislaturën Rama1.

Në një status në Facebook, ku flet kundër opozitës, bën përshtypje sesi Edi Rama e shënon emrin e Saimir Tahirit vetëm me iniciale. Nuk dihet përse i pari i qeverisë ka bërë këtë zgjedhje zhvlerësuese, por një gjë dallohet lehtë në rradhët e shkruara nga Kryeministri: Ai e ka renditur ST-në në krah të kokave të trafikimit të kokainës të arrestuara së fundmi në Spanjë dhe Gjermani.

“Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë”, shkruan Rama.

Ndoshta këto janë shkëndijat e para të një përplasjeje të madhe Rama-Tahiri, ose thjesht një lojë politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here