A i trembet TAHIRI burgut? Ja çfarë thotë ish-ministri i Brendshëm…

0
223
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka bere analizen vjetore te Policise se Shtetit./r/n/r/nMinister of Interior Saimir Tahiri, speaks during a press conference.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se nuk e shqetësojnë aspak pasojat që mund t’i vijë nga cilido institucion i shtetit. Tahiri tha se është i ndërgjegjshëm për çmimin që ka liria dhe e vërteta e tij përballë çdo gjëje tjetër.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Tahiri theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje me Edi Ramën dhe as ka nevojë për një marrëveshje me të.

“As nuk më duhet një marrëveshje me Ramën, as për të vërtetën time.  Nuk kam ndërmend të bëj marrëveshje dhe pazare, unë nuk e di se çfarë bën Edi Rama, unë di të vërtetën time, as ma blen njeri dhe as ma shet kërkush”, tha Tahiri.

Ai shtoi se është përballur me akuza të rënda dhe me një situatë kur Prokuroria kërkonte arrestimin e tij.

“Mazhoranca u përgjigj me të gjitha masat që parashikon Kodi Penal, përveç arrestimit, pasi nuk kishte asnjë provë. Por nëse drejtësi quhet vetëm arrestimi, atëherë kjo për mua nuk është e tillë. Tani i shtohet edhe fabula që unë po pengoj edhe integrimin dhe kjo shkon përtej mundësive të mia”, tha Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm ka komentuar edhe shkrimin në Ëashington Post, duke u shprehur se në artikull ishin pasqyruar ato që thuhen këtu.

“Nuk kam arsye të besoj se Edi Rama është bërë bashkë me kërkënd kundër meje, megjithëse nuk më shqetëson edhe nëse mund të jetë bërë bashkë me ato që unë e kam thënë sot se kush ishin bërë bashkë. Ka pasur një aleancë për të penguar punën time për të bërë polici shembullore”, tha Tahiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here