Luan Rama: “Një situat alarmante, krimi dhe korrupsioni, qeveria e lidhur me…”

0
154

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për situatën e kriminalitetit në Shqipëri është tregues i qartë të asaj që po ndodh në vend, një situatë alarmante për shkak të lidhjes së qeverisë me krimin” – ka theksuar nënkryetari i LSI së, Luan Rama.

Në një dalje për mediat, Rama theksoi se në raport nënvizohet se Shqipëria është vend prodhimi si dhe portë hyrëse e drogërave drejt Evropës duke nisur nga kanabisi e deri tek kokaina.

Statusi

“Grupi parlamentar i LSI ka analizuar me përgjegjësi situatën e zbatimit të ligjit në vend. Atë çfarë vlerëson, konstaton dhe denoncon raporti i DASH, për sa i përket situatë kriminale në vend, ne e kemi përsëritur shpesh. E kemi bërë këtë gjë për ta ndihmuar qeverinë që të reflektojë. Por për fat të keq reflektimi i strukturave ligjzbatuese nuk ka qenë në atë nivel që kërkohet. Në raport nënvizohet që Shqipëria mbetet rrezik i madh për shkak të pastrimit të parave të pista. Kjo për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe kriminalitetit galopant. Shqipëria ka një treg të zi të mallrave kontrabandë, është vend prodhues dhe tranzit i drogërave duke nisur që nga kanabisi e deri tek kokaine. Shqipëria shërben portë kyçe për shpërndarjen e heroinës në gjithë Evropën.” – tha ndër të tjera Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here