Rama e përjashtoi nga PS/ Ambasada e SHBA falenderon Lelin: Jemi krenar për partneritetin…

0
98
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka marrë një mbështetje publike nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, pak ditë pasi  Rama e përjashtoi nga PS.

Ambasada amerikan e në Tiranë ka shpërndarë një postim të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan  Leli, ku thekson se ne “jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës”.

Ambasada falënderon kryebashkiakun Leli për mbështetjen.

“Këndet tona Amerikanë në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës. Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah!”- shkruan ambasada.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10158120947140838

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here