Kadiu: “Të gjithë në këtë vend po punojnë për majën e piramidës…” Rritja i shkon…

0
184

Kadiu demaskon shifrat e qeverisë: Ja pse shqiptarët punojnë për majën e piramidës?

Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu, duke analizuar statistikat zyrtare të qeverisë, ka nxjerrë në pah një fakt domethënës që tregon shumë për situatën ekonomike ku ndodhen njerëzit e thjeshtë dhe cila shtresë po përfiton aktualisht. Nëpërmjet një statusi të postuar në Facebook, deputetja demokrate shprehet se Shqipëria ka raportin më të lartë të shpenzimeve për ushqime mbi GDP sipas statistikave, gjë që do të thotë se rritja e GDP-së i shkon vetëm një grupi të vogël individësh dhe se të gjithë në këtë vend po punojnë për majën e piramidës. “Shqipëria për vitin 2016 kishte rritjen më të madhe të GDP-së (produkti i brendshëm bruto), sipas statistikave zyrtare. Por po sipas këtyre statistikave Shqipëria ka raportin më të lartë të shpenzimeve për ushqime mbi GDP. Çfarë është kjo??????

Rritja i shkon vetëm një grupi shumë të vogël individësh. Sistemet e rishpërndarjes së të ardhurave apo ‘të mirave’ përmes shërbimeve dhe të mirave publike nuk ekzistojnë më. Të gjithë në këtë vend punojnë vetëm për majën e ‘piramidës’”, – shkruan Fatbardha Kadiu në statusin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here