Rama: Pse kaq shumë incidente në një fjalim? Cfarë po ndodh??? Nervozizëm apo i sëmurë???

0
888

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, në takimin e zhvilluar me drejtuesë të PS-së, deputetë dhe kryetarët e bashkive, ka folur për llogaridhënien e qeverisë para qytetarëve.
Kryeministri tha se qeveria do fillojë të japë sqarime për 6 muajt e parë të qeverisjes.
Por një “incident” i pakëndshëm i ka prerë disa herë fjalën shefit të qeverisë.
Gjatë kohës që Rama po fliste, e ka kapur disa herë kolla duke i krijuar vështirësi në të folur.
Disa minuta më pas ai arriti ta mblidhte veten duke vazhduar fjalimin.
Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me fokus llogaridhënien para qytetarëve, është ndalur tek Reforma në Drejtësi dhe procesi i Vettingut që tashmë ka filluar.
Rama iu dha një mesazh të qartë të gjithë njerëzve që pyesin se si do pastrohet sistemi i drejtësisë duke nxjerrë nga radhët prokurorët dhe gjyqtarët që nuk justifikojnë dot pasurinë.
Rama tha se ky është vetëm fillimi, duke paralajmëruar do ketë të tjerë hapa për të përjashtuarit nga sistemi i drejtësisë.
“Atyre që thonë se si mundet që njerëz që kanë pasur marramendëse në radhët e drejtësisë vetëm të largohen nga detyra, u them është vetëm fillimi, ajo që presim të realizohet është të ndërtohet sistem i pavarur, efikas dhe që është i guximshëm mbi bazën e atributeve që i jep kushtetuta duke garantuar që të gjithë pa përjashtim edhe prokurorë e gjykatës që largohen se janë ata që janë edhe politikanët që prej 28 vitesh nuk kanë bërë gjë tjetër përvec se kanë akuzuar njëri tjerin dhe kanë krijuar idenë se jemi të gjithë njësoj, të përballen me këtë sistem dhe të ndahet shapi nga sheqeri.”-ka thënë Rama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here