“Koka dhe bërthama”. Ja kush duhet të ketë frikë nga vettingu në polici…

0
172

Teksa komentoi në studion e lajmeve në “News 24” ato që i quajti lidhje të kartelit të drogës kolumbiane me shqiptarët, të cilët kanë arritur të ngrenë struktura në Shqipëri falë lidhjeve me veriorët, Artan Hoxha foli edhe për policinë.

Duke iu referuar rastit më të fundit në Spanjë, ku u sekuestruan 1 ton kokainë që do të trafikohej nga mafia shqiptare, gazetari i njohur investigativ u shpreh se policia jonë duhet të jetë shumë e përgatitur dhe e pa korruptuar, për të luftuar kartele të këtij kalibri.

Sipas tij, edhe vettingu në polici synon që të pastrojë figurat e 300 oficerëve drejtues, por edhe të 3 mijë të tjerëve të nivelit të mesëm. Sa për pjesën tjetër në polici, që e kategorizoi në nivelin bazë, Hoxha tha se nuk duhet të tremben.

“Marr shkas nga rasti i policit që u vetëvra në Fier për të thënë se në radhët e tyre nuk duhet të ketë panik. Objektivi i vettingut ka të bëjë me filtrimin e figurës së drejtuesve, pra ta janë koka dhe bërthama e Policisë së Shtetit që do përballet me krimin e organizuar”,- sqaroi Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here