Boçi: Ja 9 bandat që ka goditur Kryeminisri…

0
273

Luçiano Boçi, deputet i PD-së, ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat e një dite më parë kur tha se janë shkatërruar 9 banda kriminale. “Dje Rama deklaroi që ka eleminuar 9 nga 40 bandat që operojnë në Shqipëri, të numëruara nga Ministri i Brendshëm.

Kush nuk beson kryeministrin tonë të lavdishëm, të lexojë më poshtë bandat që ka goditur Rama këto muaj të qeverisjes, në bashkëpunim të ngushtë me Balilajt, Habilajt drejtorët e arratisur e me “ca koka”.

E mos thoni pastaj që nuk e meritojmë hapjen e negociatave!!!!”, shkruan Boçi në një postim në rrjetin social.

Komenti i Luçiano Boçit

9 BANDAT QË KA GODITUR RAMA

Dje Rama deklaroi që ka eleminuar 9 nga 40 bandat që operojnë në Shqipëri, të numëruara nga Ministri i Brendshëm.

Kush nuk beson kryeministrin tonë të lavdishëm, të lexojë më poshtë bandat që ka goditur Rama këto muaj të qeverisjes, në bashkëpunim të ngushtë me Balilajt, Habilajt drejtorët e arratisur e me “ca koka”.

E mos thoni pastaj që nuk e meritojmë hapjen e negociatave!!!!

1. Banda e protestuesve të Kukësit, që dolën kundër taksës së rrugës. Drejtësia “popullore” po i mban akoma në burg.

2. Banda e anëtarëve të Forumit Rinor të PD që bashkëponin ngushtë me ato të LRI-së. Këto mbahen ende në vëzhgim si të rrezikshëm për rendin e qetësinë.

3. Banda e fukarejve të ndihmës ekonomike. Kjo ishte dhe banda më e madhe e zbuluar ndonjëherë në histori, me rreth 30.000 anëtarë.

4. Banda e Lushnjes, e fermerëve që nuk shisnin dot produktet e tyre dhe i hodhën në rrugë.

5. Banda e të rinjve të Shkodrës që i prenë rrugën K/m-së.

6. Banda e protestueve të bllokimit të rrugëve nacionale që bashkëpunonin ngushtë dhe me politikanë “kriminelë” nga opozita, të proceduar të gjithë.

7. Banda e Vërrisë që doli kundër inceneratorit.

8. Banda e berberëve që nuk pajisnin me kupon ata që rruanin.

9. Banda e lagjes sime që drejtohej nga kapoja dentist që kishte blerë një makinë të re Skoda “luksoze”……me leasing.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here