Ja kush është GRABITESI I DYTE që la të vdekur babin e katër fëmijëve dhe plagosi nënën…

0
929

Autorët e vrasjes ne Kamez janë Vladimir Kurti 28 vjeç dhe Rushdi Hoda 25 vjeç.

Kurti është 28 vjeç me origjinë nga Gurrë e Vogël e Matit dhe me banim në Qendër Kamëz.

Kurti dyshohet se është vrasësi direkt që ka qëlluar mbi Agim Bucin dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita Buci mbrëmjen e 25 Prillit në lagjen “OSBE” të Kamzës.

Vladimir Kurti dhe Rushdi Hoda aktualisht po mbahen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Kjo është makina e Rushdi Hodajt, e cila është sekuestruar nga policia.

Kurti nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare.

Arrestimi i Vladimir Kurtit në Dhjetor 2010 për grabitje

Ngjarja e plotë

Në vitin 2010, Vladimir Kurti së bashku me 3 persona të tjerë, rrëmbyen një taksist natën e ndërrimit të viteve për ta grabitur. Dy prej tyre morën taksinë në qendër të Tiranës dhe i kërkuan ti çonte deri në Fushë- Krujë.

Pagesa e ofruar nga dy të rinjtë nuk bënte të dyshonte, ndërsa ata vetë nuk kishin kundërshtuar pagesën e kërkuar nga taksisti. Në pak momente bisede adoleshentet vendosen të niseshin në drejtim të destinacionit të kërkuar. Një prej tyre u ul në ndenjësen e parë të pasagjerit, ndërsa tjetri u ul në ndenjësen e pasme të veturës me targa TR 411 C më ngjyrë të verdhë.

Pas një bisede të shkurtër me shoferin në afërsi të Institutit të Lartë Bujqësor në Kodër Kamëz dy pasagjerët e taksisë i kërkuan drejtuesit të mjetit që të ndalonte, pasi donin të merrnin dy shokë të tyre. Menjëherë ata nxorën nga një thikë duke kërcënuar taksistin të zbriste nga mjeti dhe të hipte në vendin e parë.

Ndërkaq aty mësohet se në autoveturën e taksistit u afruan edhe dy persona të tjerë të cilët iu bashkuan dy grabitësve. Vladimir Kurti 20 vjeç po nga Kamza dhe një person tjetër u futen në veturën taksi të markës Ford Mondeo me targa TR 411 C. Shoferi i veturës u fut nga dy grabitësit në mesin e ndenjëses së pasme ndërsa të gjithë më pas ata u nisen në drejtim të aksit Kamëz- Fushe- Krujë.

Pasi kane kaluar Urën e Tapizës një nga grabitësit qe drejtonte automjetin e ktheu atë në një rrugë dytësore të shtruar. Për të humbur sa më shumë gjurmët ata kanë nisur të ecin me shpejtësi por mjeti aty ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga. Nga përplasja e automjetit personat që ndodheshin në vendin e parë pësuan plage të rënda.

Dy grabitësit qe ndodheshin në pjesën e pasme të veturës munden të dilnin dhe të arratiseshin përpara mbërritjes se policisë. Ndërkaq dy grabitësit që ndodheshin në vendin e pare mundën të dilnin nga automjeti, por nuk munden të largoheshin për shkak te plagëve të rënda që kishin marrë në trup duke mbetur në rrugë. Në këtë kohë taksisti mundi të lajmëronte policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes.

Autorët e dyshuar

Hysen Daci 19 vjeç banues në Kamëz

Gjon Gjoka 18 vjeç banues në Kamëz

Në kërkim u shpall në atë kohë Vladimir Kurti 20 vjeç

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here