Arrestimet për energjinë elektrike, në pranga…

0
237

Janë rikthyer arrestimet për energjinë elektrike. OSHEE ka bërë të ditur se në bashkëpunim me policinë kanë kapur në flagrancë 10 persona që vidhnin energjinë elektrike në zonën e Kamzës dhe Don Boskos.

Njoftimin e ka shpërndarë Operatori i Energjisë Elektrike sipas të cilit mësohet se 3 shtetas konsumonin energjinë pa patur kontratë me OSHEE-n, 3 të tjerë furnizoheshin me lidhje të paligjshme (pas ndërprerjes si debitorë), dhe 4 të tjerët kishin ndërhyrë në matës duke manipuluar të dhënat.

Njoftimi i plotë

Pranga 10 abonenteve, pas denoncimit të OSHEE Tiranë për vjedhje të energjisë

Njësia Task Forcë e OSHEE Tiranë zhvilloi ditët e fundit disa kontrolle të imtësishme bazuar mbi informacione te marra ne rruge operative, mbi abonentët që vidhnin energjinë elektrike.

Aksioni u krye në zonen e Kamzës dhe Don Boskos, ku u kapën në flagerancë 10 shtetas në kundërshtim me ligjin dhe kodin penal.

Nga procerverbalet e plotësuara, në prani të oficerit të policisë gjyqësore, mësohet se 3 shtetas konsumonin emergjinë pa patur kontratë me OSHEE (pra, vjedhje e hapur), 3 të tjerë furnizoheshin me lidhje të paligjshme (pas ndërprerjes si debitorë), dhe 4 të tjerët kishin ndërhyrë në matës duke manipuluar të dhënat (ulje e konsumit).

Shtetasit: Muhamet A., Halim A., Marash M., Emazije H., Xhelal L., Rakip T., Shpëtim H., Franc R., Bashkim T., Zenepe G.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here