11 kuksianët e arrestuar/ PALOKA: Të shpresojm që prokurori RAMA ti thërras mendjes…

0
150

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili po pret në Shkodër, vendimin e Gjyaktës së Apelit për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit, tha për mediat se “prokuror kemi Edi Ramën”, por le të presim pa paragjykuar, të shpresojmë që vendimi të jetë i drejtë.

“Jo vetëm provat, – tha Paloka, – por gjithçka tjetër është e qartë. Madje ata që janë aty janë të pafajshëm dhe për akuzat që ju bëhen. Nuk ka asnjë provë që ata të kenë lëvizur qoftë dhe një fije floku dikujt aty. Përveç të tjerave. Absolutisht, është gjëja më absurde që dikush të mendojë që ata të rrinë akoma aty. Dhe një minutë tjetër.

Pyetje: Si e komentoni kërkesën e prokurorit të çështjes, që tha që të qëndrohet në atë që është thënë?

Paloka: Pprokurori përfaqëson ata që ata përfaqësojnë, kështu që …Ne e kemi deklaruar me kohë: sot prokuror kemi Edi Ramën!  Ky është problemi i këtij vendi. Le të presim, të mos paragjykojmë, të shpresojmë që vendimi të jetë i drejtë dhe ata të shkojnë në shtëpi!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here