Dyshohet se plagosi fqinjin, prokuroria kërkon 20 vite burg për 70-vjeçarin në Lezhë

0
125

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 20-vite burg për 70-vjeçarin Gjergj Gjini i cili në muajin dhjetor të vitit 2020 dyshohet se plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Hil Gjini.

Ngjarja ndodhi në fshatin Balldre të Lezhës, teksa 43-vjeçari Hilë Gjini po dërgonte fëmijët në shkollë, dyshohet se u qëllua me armë nga fqinji sapo kishte dalë nga banesa me automjetin e tij tip “Benz”.

Autori i dyshuar u arrestua disa orë pas ngjarjes dhe në përfundim të hetimeve prokuroria ngriti akuzat “Vrasja me paramendim, mbajtja pa lejeve e armëve, armeve shpërthyese dhe municionit si dhe kanosja.

Tashmë do të jetë gjykata e cila do të vendosë për fatin e 70-vjeçarit, i cili në qëndrimet e tij ka deklaruar se i kishte zënë pritë fqinjit për të trembur dhe se nuk kishte patur qëllim që të qëllonte me armë zjarri në drejtim të tij.

43-vjeçari Hil Gjini u plagos mëngjesin e 1 dhjetorit të vitit 2020, teksa ishte në makinë me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here