Shqipëria në zgjedhje të parakohshme nëse nuk hapen negociatat? Ja çfarë thotë Bushati…

0
174

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehet se asnjë nga homologët e tij nuk i ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Në një intervistë për News 24, Bushati shprehet se Tahiri është në hetim dhe po kryhen hetimet.

“Është kërkuar ndihmë edhe nga vendet anëtare te BE. Tahiri prezumohet i pafajshëm deri tani përderisa gjykata nuk ka thënë fjalën përfundimtare”, tha Bushati, duke shtuar se që edhe prokuroria ka kërkuar mbështetje nga prokuroritë e vendeve të BE.  Në një intervistë për Neës 24 ai tha se është në interes të kësaj mazhorance që të ketë një hetim korrekt për këtë çështje.

Ndërkohë i pyetur nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme nëse në qershor Shqipëria nuk merr hapjen e negociatave, Bushati thekson se “ne kemi një vendimmarrje dhe program pune në të 12 qarqet dhe për çdo parti politike kjo nuk ka lidhje me këtë proces që po diskutojmë. Të gjitha energjitë tona duhet të jenë të fokusuara tek këto detyra. Zgjedhjet nuk kanë arsye pse të ndodhin sot sepse ne kemi një mazhorancë solide dhe po punojmë për reformat”.

Komisioni Europian dy ditë më parë rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por vendimin e merr Këshilli Europian, që do të mblidhet në qershor ku edhe ministrat e 28 vendeve do të vendosin nëse rekomandimi do të miratohet ose jo.

Edhe në nëntor të 2016, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, por procesi mbeti në këtë fazë, pra nuk mori mbështetjen e Këshillit Europian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here