Tuesday, May 14, 2024
Home Aktualitet Saimir Tahiri rikthehet në Kuvend, mungon Rama…

Saimir Tahiri rikthehet në Kuvend, mungon Rama…

0
261

Kur kanë kaluar rreth 6 muaj nga pjesëmarrja e tij në punimet parlamentare, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është rikthyer sot në Kuvend.

Në një seancë qe po mbahet në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Maqedoni, Tahiri ka shfrytëzuar këtë moment për t’iu rikthyer Kuvendit pas afro 5 muajsh.

Me këtë lëvizje duket se ish-ministri i Brendshëm ka  kërkuar që të mbrojë e tij të deputetit, pasi Rregullorja e Kuvendit parashikon përjashtimin në rast të mungese të pajustifikuar prej 6 muajsh.

Ndërkaq, për të justifikuar dhe rikthimin e tij në Kuvend, deputeti “i përjashtuar” nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka regjistruar emrin e tij në listën e diskutimeve që do të zhvillohen në Kuvend.

Ndaj ish-ministrit të Brendshëm prokuroria ka ngritur disa akuza për përfshirjen në trafikun e hashashit në Itali.

Akuzat u ngritën menjëherë pas kapjes në Itali të Habilajve, me të cilët prokuroria dyshon se Saimir Tahiri ka bashkëpunuar. Për këtë, Prokuroria kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e tij, por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here