Berisha akuzon Ramën ‘paranojak dhe haluçinant’ për…

0
208

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili e ka vlerësuar mjaft raportin pozitiv të KE-së për hapjen e negociatave, deklaroi sot se ai raport u shty në mënyrë të pamerituar për shqiptarët nga kryeministri “paranojak dhe haluçinant”.

“Për raportin pozitiv të KE, – tha Berisha, – meqë jam në këtë temë dua të shtroj dy probleme: ky paranojak halucinant mendon se ky proces ,që e shtyu në mënyrën më të pamerituar për shqiptarët, është vepër e tij. Në fakt shtytja dhe pasiguria janë vepër e tij.

Rekomandimi për hapjen e negociatave nis me firmosjen e MSA, nis me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nis me heqjen e vizave, nis me rekomandimin e KE në 2012-2013. Në të gjitha këto ngjarje Edvin kristal Rama ka qënë kategorikisht kundër, ka futur bilbilë në Kuvend, ka ëlshuar deklaratat më të pafytyra, kur unë dorëzova kërkesën për anëtarësim; ka protestuar me portrete të Enver Hoxhës kur ne morën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka bllokuar me dhjetra nene duke hapur turin në gjithë vendin em sloganin hap kutitë që të zhbllokohet vizat…Përsëri, të gjtihë ata që e lexojnë këtë raport, është thuajse absolutisht tridhje me atë të 2016 kur u rekomandua. Nëse sot ka një armik të vërtetë – dhe unë uroj që vendet anëtarë t’ia japin Shqipërisë – nëse ka një armik që në momentin kur i dorëzohet raporti nga përfaqësuesja e lartë e BE, me gjihë rrugaçi u dërgon mesazh deputetëve – që ka rol përcaktues në hapjen e negociatave, në një kohë kur fut Saimir Tahirin në Kuvend, e kujtoni dje kur ai bëri sherrin me Gaz Demin – u dërgonte mesazhe deputetëve gjermanë në mënyrën më të pafytyrë, që ata janë njerëz me autoritet të padiskutueshëm, me këto shfazime, kërcënon në mënyrë shumë serioze hapjen e negociatave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here