Arrestohen në Manzë 3 vrasës me pagesë, parandalohet konflikti mes 2 grupeve

0
135

vrasssGazmend Dervishi, Bruno Shehu dhe Dritan Nikolli dyshohen se kishin planifikuar një vrasje në Manzë. Sekuestrohen 1 automatik, 1 pistolet me mulli, 2 kapuçë, 2 krëhër me 60 fishekë. Një prej të arrestuarve  pjesë e grupit të Ilir Xhakjas

Alma Çuka

Policia e Durrësit mesditën e djeshme arriti të parandalojë një konflikt të armatosur mes dy grupeve kriminale në qendër të Manzës. Gazmend Dervishi, Bruno Shehu dhe Dritan Nikolli  ranë në prangat e policisë pas më shumë se 30 minuta ndjekje, të dyshuar si vrasës me pagesë. Uniformat blu të Durrësit raportuan menjëherë pas ngjarjes se  rreth mesditës ata kishin pikasur një makinë të dyshuar e cila lëvizte drejt Manzës. Ata i bënë shenjë për të ndaluar  në afërsi të maminasit,  por urdhëri i tyre është injoruar. Në këtë moment, policia i është vënë në ndjekje makinës tip benz me targa gjermane. Tre personat  kanë braktisur  makinën në tentativë për të shpëtuar, por pa mundur të largohen nga rrezja uniformave blu. Bëhet me dije se të arrestuarit janë të gjithë me precedent të mëpërshëm penal.

Qëllimi i atentatit

Burime të policisë së Durrësit bëjnë me dije se arritën të parandalojnë një konflikt të mundshëm mes dy grupeve rivale në qendër të Manzës. Por ndërkohë nuk bëhet e ditur se kush është grupi rival për të cilin thuhet se tre të arrestuarit kanë pasur konflikte për trafikun e drogës. Gjithashtu mësohet se për të finalizuar aksionion, departamenti i krimeve të rënda në Policinë e Durrësit në bashkëpunim me prokurorinë kanë zhvilluar një javë përgjime intensive. Të arrestuarit janë survejuar në levizjet e tyre, ndërkohë që informacion paraprak kanë pasur në rrugë operative.

Sekuestrimi

Menjëherë pas arrestimit policia njoftoi se në mjetin e sekuestruar u gjetën një armë tip kallashnikov, një pistoletë me mulli, 2 krëhër me 60 fishekë, 2 kapuçë, një dorezë dhe 1 bidon me benzinë. Pas arrestimit të arrestuarit janë shoqëruar në komisariatin e Poplicisë Durrës për tu marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore të departamentit të krimeve të rënda. Ndërkohë që hetimi thuhet se nuk përfundon këtu. Pritet të zbardhet plotësisht skema e konfliktit që duket se zanafillën e ka tek grupet kriminale që operojnë jashtë vendit. Të ndaluarve u janë sekuestruar edhe telefonat celular. Ata do të kqyren nga ekspertët për të zbuluar numërt e fundit me të cilët kanë komunikuar, para se të hidheshin në veprim për të kryer vrasje.  Mësohet gjithashtu se në momentet e para pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, janë shoqëruar në policinë e Durrësit të paktën 15 persona që mund të kenë pas dijeni për veprimtarinë e grupit kriminal. Gazmend Dervishi, një prej personave të arrestuar mendohet se është pjesë e bandës së Ilir Xhakjas, autor I vrasjes së kryekomisarit të Shijakut,  Adem Tahiri në vitin 2012.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency