Shpërthen Paloka, i hedh topin Ramës: “Ja hapi i parë që duhet të bësh…”

0
252

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka informuar sot për bisedën që përfaqësues të opozitës patën me zonjën Federica Mogherini, përfaqësuese e diplomacisë europiane. Lidhur me bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës, Paloka i vendosi kusht kryeministrit Edi Rama lirimin e kuksianëve. Ndërsa në qershor pritet hapja e negociatave, Paloka vuri në dyshim protesta të tjera të opozitës deri në këtë muaj.

Në një prononcim për mediat pas takimit me Mogherinit, Paloka theksoi se hapja e negociatave është jo vetëm një prioritet për shqiptarët por edhe një mënyrë që BE të rrisë monitorimin e tij ndaj politikës shqiptare ndaj qeverisë shqiptare, e cila për fat të keq sipas tijvazhdon të jetë si simbol i lidhjes së politikës me krimin.

“Në emër të PD-së dhe opozitës ne e falënderuam zonjën Mogherini për mbështetjen qoftë personale qoftë të KE-së për dhënien e rekomandimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Uruam gjithashtu që deri në qershor kur do të merret vendimi për hapjen e negociatave, qëndrimi i disa vendeve që ende janë skeptikë për arsye të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri të ndryshojë sepse për ne si opozitë hapja e negociatave është jo vetëm një prioritet për shqiptarët sepse realizon një dëshirë të shqiptarëve për të ecur drejt BE-së por e shohim edhe si një mënyrë që BE të rrisë monitorimin e tij ndaj politikës shqiptare ndaj qeverisë shqiptare, e cila për fat të keq vazhdon të jetë si simbol i lidhjes së politikës me krimin. Ajo që i kërkuam zonjës Mogherini ishte që në të ardhmen Komisioni Europian të jetë më vëzhgues dhe më transparent. Ajo që unë i thashë, deklarova ishte që e vërteta dhe zgjidhja e probleme është ajo që do e ndihmojë Shqipërinë dhe jo fshehja e tyre. Sepse ka raste si ai i Tahirit për shembull, një ministër i cili është vërtetuar sot se bashkë me disa drejtorë policie ka qenë i lidhur me trafikun e drogës por që është kaluar si një çështje periferike. Pikërisht duke marrë shkas nga kjo edhe njëherë e përsëris që i kërkuam që jo fshehja e problemeve por zgjidhja e probleme është ajo që ndihmon Shqipërinë, BE-në dhe të gjithë ata që i duan të mirën Shqipërisë.
Në këtë aspekt uruam të gjithë bashkërisht, edhe zonja Mogherini bashkë me ne që në qershor negociatat të hapen sepse kjo është në interes të gjithë shqiptarëve”, deklaroi Paloka.

I pyetur nëse opozita nuk do të ketë më protesta deri në qershor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndërhyu duke thënë se “Protestat i bëjnë shqiptarët”. Nga ana tjetër nënkryetari i PD-së ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë e vuri si kusht lirimin e 11 protestuesve kuksianë.

“Sot ne kemi në burg 11 qytetarë të pafajshëm të cilët janë arrestuar në kundërshtim të drejtave njeriut dhe ligjit kështu që hapi i parë që duhet të ndërmarrë qeveria dhe Rama është lirimi i tyre. Kjo ishte një nga kërkesat edhe të zonjës Mogherini e cila foli për bashkëpunim mes opozitës dhe maxhorancës. Prandaj unë po e them këtu, hapi i parë duhet ndërmarrë nga Edi Rama duke liruar kuksianët që janë të pafajshëm në burg”, deklaroi Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here