Plagosen me thikë 3 persona, zbulohet e vërteta për autorin

0
198

Policia e Divjakës ka arrestuar në kohë rekord autorin e plagosjes me thikë të 3 shtetasve. Ngjarja ndodhi më 14.04.2018, rreth orës 21:20, në një lokal në fshatin Shën e Premte, shtetasi Kujtim Imeri, 40 vjeç, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasit B.G, 67 vjeç, A.G, 21 vjeç, dhe D.Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte Divjakë, ku gjatë konfiktit i ka qëlluar me thikë.

Shtetasit e plagosur ndodhen në Spitalin Rajonal Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Autori pas plagosjes u largua nga vendngjarja, por si rezultat i reagimit të shpejtë të policisë , u kap dhe u arrestua menjëherë nga shërbimet e Policisë Divjakë.

Shtetasi Kujtim Imeri është person me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit dhe ka qënë i dënuar më parë për plagosje me thikë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori goditi 3 shtetasit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 89 dhe 279/2 të Kodit Penal

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here