Nje bukuri e rralle: Mrekullia e 8-të e Botës (Foto)

0
233

Të vendosura në ishullin më të madh të Filipineve brezaret e orizit të Banaut merren shpesh si shembull perfekt i harmonisë mes aktivitetit njerëzor dhe natyrës.
Jo më kot kjo zonë njihet edhe si “Mrekullia e Tetë e Botës”.
Një pjesë e këtyre brezareve janë ndërtuar para 2 mijë vitesh nga populli ifugao që shfrytëzonin reshjet e dendura të shiut për të kultivuar prodhimin e tyre kryesor dhe më të rëndësishmin; orizin.
Prej dy mijë vitesh orizi është produkti kryesor i zonës. Për nga vjetërsia, por edhe pamjet që ofrohen, këto brezare konsiderohen si mrekulli të inxhinierisë agro-kulturore të lashtësisë dhe janë në listën e zonave të mbrojtura nga UNESCO.
Nëse do të shtriheshin në një vijë lineare, gjatësia e këtyre brezareve do të shkonte në 20 mijë e 100 kilometra, ose pak a shumë sa gjysma e globit. /tch/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here