Tronditet bota! SHBA dhe Rusia përplasen ashpër, paralajmërohet…

0
237

SHBA dhe Rusia janë përplasur ashpër sot në takimin urgjent që mblodhi Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbi sulmin e dyshuar kimik në Siri ndodhur pak ditë më parë.

Ambasadorja e SHBA Nikki Haley tha se Rusia kishte “gjakun e fëmijëve sirianë” në duart e saj.

Më parë, shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së tha se fuqitë botërore po reagonin përsëri ndaj përdorimit të mundshëm të armëve kimike me një “tronditje kolektive”.

“Rusia është thellësisht e shqetësuar nga fakti se disa kryeqytete, Uashington, si dhe Londra dhe Parisi, të cilët “po ndjekin verbërisht” aleatët e tyre amerikanë, janë angazhuar “në një politikë konfrontuese kundër Rusisë dhe Sirisë pa ndonjë justifikim”, tha rusi Nebenzia gjatë takimit.

Ai vijoi duke nënvizuar se Moska kohët e fundit u përball me “shpifje, retorikë mashtruese, sanksione, shantazh” dhe madje edhe “paralajmërime të përdorimit të forcës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here