Nuk ndal akuzat ndaj lidhjes Lu-Soros, Presidenti i Judicial Watch: Mjaft e rëndë akuza…

0
557

Presidenti i organizatës Judicial Watch, Tom Fitton vazhdon sulmet e tij ndaj organizatave të Soros, që kanë marrë financime nga takspaguesi amerikanë.

‘Administrata e Obamës kaloi në heshtje të paktën 9 milionë dollarë amerikanë të taksapaguesve në bashkëpunim të drejtpërdrejt me mbështetjen e miliarderit të kahut të majtë, George Soros për një qeveri socialiste në Shqipëri.

Është veçanërisht e rëndë që Departamenti i Shtetit lejon Soros që të ndihmohet nga fondet direkte të takspaguesve. Soros është një miliarder dhe ai nuk duhet të marrë mbështetjen e taksapaguesve për të avancuar axhendën e tij radikale të majtë për të minuar liritë këtu dhe jashtë vendit,’ tha Fitton.

Mediat konservatore i kanë bërë jehonë komenteve të Fitton në SHBA.

Ai akuzon ambasadorin amerikan në Shqipëri, Donald Lu për implikim në këtë histori.

“Ka një përpjekje të përbashkët mes Departamentit të Shtetit dhe grupit të Soros”, tha Fitton.

“Nuk duhen shumë para për të pasur një ndikim të madh në vende të tilla,” tha ai, duke ie referuar Shqipërisë.

Judicial Watch i kërkoi dokumentet, por fillimisht iu refuzuan.

Më pas ata kërcënuan me padi dhe arritën të sigurojnë të dhënat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here