Flakë në New York , kulla Trump përfshihet nga zjarri ( Foto)

0
175

Kulla Trump në New York është përfshirë nga flakët në katin e saj të 50, ndërsa raportohet për një të vdekur dhe 4 të plagosur.

Viktima humbi jetën pasi u transportua për në spital dhe thuhet se ishte banor i kullës, ndërsa të plagosurit janë pjesë e forcave zjarrfikëse.

Presidenti i SHBA-ve ka  një zyrë dhe një apartament në kullën e lartë, por në momentin e shpërthimit të zjarrit, nuk ndodhej asnjeri aty.

 

Sipas shefit të personelit të zjarrfikëseve në New York ,  situata nuk mund të konsiderohet ende nën kontroll, pasi raportohet për një sasi të lartë të tymit në ndërtesë.

Ai theksoi se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa lartësia e apartamentit të përfshirë nga flakët, e ka vështirësuar edhe më shumë operacionin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here