Ndjekje me helikopter, kapet një shqiptar, kërkohen 2 të tjerë ‘të lagur e të ndotur’

0
199

Në Kantonin Aargau të Zvicrës është zhvilluar një aksion i madh për të kapur tre grabitës në arrati. Deri tani është arrestuar një kosovar 37-vjeçar.

“Bëhet fjalë për një turist 37-vjeçar nga Kosova, i cili edhe paraprakisht ka qenë i kërkuar me urdhërarrest”, ka pohuar për “20 Minuten” zëdhënësi i policisë Bernhard Graser, përcjell Albinfo.ch.

Kërkimi për të arrestuarit e tjerë tashmë është ndërprerë. Zëdhënësi i policisë u shpreh i lumtur që mobilizimi i helikopterit dhe qenve nuhatës policorë dha rezultate.Policia kishte rrethuar një pyll në të cilin dyshohet se gjendeshin tre të arratisurit. Një qen nuhatës u gjeti një gjurmë, mirëpo shpejt e humbi në afërsi të pyllit.

Megjithatë, helikopteri e lokalizoi një person, i cili kishte qenë i fshehur afër. Piloti i  helikopterit e udhëzoi policen me qen se ku gjendej personi dhe nuk qe e vështirë  për ta arrestuar.

Arrestimi është bërë rreth orës 7.00 të mëngjesit. Rreth orës 4.00 një kalimtareje të rastit i kishin rënë në sy tre persona që kishin dashur të hynin në një shtëpi. Më pas, ata kishin hipur në një makinë me targa franceze, duke u larguar nga vendngjarja. Pak më vonë, makina ishte ndjekur dhe nga roja kufitare zvicerane, e cila në rrugë vendosi barrierë me gozhda, por që plaçkitësit e kishin thyer.

Ndaj,  policia organizoi mobilizimin e madh për të kapur të arratisurit. Njëzet patrulla policore, qen nuhatës si dhe një helikopter me kamerë termike u lëshuan pas të arratisurve. Ata e braktisën makinën dhe u futën në një pyll, duke ia mbathur në këmbë. Në makinën e braktisur policia ka gjetur mallra të ndryshme që dyshohet se janë të vjedhura.

Përmes Twitterit, policia i ka lutur qytetarë për të dhënë informacione: Kërkohen tre persona të panjohur, sipas të gjitha gjasave me shtetësi të huaj, me rroba të lagura dhe të ndotura, shkruhet në njoftimin e Policisë kantonale të Aargaut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here