Kryemadhi: “Rama të tërhiqet, teatri që bën nuk flet për varfërin e shqiptarëve”

0
158

ELBASAN- Opozita ka nisur sot protestat për të vënë në zbatim aksionin për mosbindje civile ndaj qeverisë si dhe kundërshton taksat e vendosura nga qeveria. Për rreth tri orë, 4 akset kryesore të vendit do të jenë të bllokuara, pasi qytetarët dhe deputetët e opozitës do të jenë duke protestuar ndaj qeverisë dhe rritjes së vazhdueshme të taksave.

Kryemadhi ka folur nga kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan, ku tha se sot qytetarët duhet të marrin ën dorë fatet e tyre. Ajo i bëri thirrje Ramës të tërhiqet nga taksa në Rrugën e Kombit.

“Rama të tërhiqet nga taksa e rrugës së Kombit. Ne kemi dalë sot të ndërgjegjësojmë Ramën. Teatri i kukullave që bën Rama në Kuvend është një teatër që fokusohet tek batuat e tij dhe nuk flet kurrë për varfërinë e shqiptarëve. Ne kemi paraqitur amendamente për të taksat. Ne kemi një uzurpim dhe është instaluar diktatura e krimit dhe drogës. Shqiptarët duhet të marrin sot fatet e tyre në dorë. Nuk ka demokraci me stabilitet të krimit”- tha Kryemadhi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here