Prej 10 ditësh / PD kërkon dorëheqjen e Metës dhe Tahirit: Nëse kapen pas karriges, do të përballen me qytetarët

0
118

 

 

 

edmond spahoPartia Demokratike ripërsëriti dje kërkesën e saj për dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nënkryetari i forcës më të madhe opozitare, Edmond Spaho, deklaroi dje se dy funksionarë të rëndësishëm të shtetit janë pa legjitimitet dhe vazhdojnë të ushtrojnë detyrën, edhe pse në sytë e mbarë shqiptarëve janë, sipas tij, të akuzuar njëri për marrje ryshfeti e tjetri për lidhje me bandat e trafikut të drogës. “Kryetari i Parlamentit është akuzuar nga avokatët e qeverisë shqiptare për korrupsion, dhe provat e argumentet e tyre për ryshfetin e Metës janë pjesë e raportit që kanë paraqitur në Arbitrazhin e Vjenës. Ministri i Brendshëm akuzohet nga një oficer i lartë i antidrogës me lidhje të forta me partnerët evropianë, se është i implikuar me bandat më të rrezikshme të narkotrafikut në Jug. Ky vend dhe qytetarët e tij nuk mund të mbajnë në kurriz dy funksionarë të lartë të shtetit, nën të tilla akuza. Ndaj Partia Demokratike, përsërit kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme të Ilir Metës dhe vendosjen e tij në dispozicion të një hetimi të plotë dhe të besueshëm për akuzat e bëra publike”, – tha ai. Më tej, Spaho tha se largimi i Tahirit është parakusht për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë e të pandikuar mbi akuzat dhe faktet e bëra publike për implikimin e tij në trafikun e drogës përmes kushërinjve Habilaj, të cilëve u ka vënë në dispozicion edhe automjetin e tij privat dhe skafin po në emër të tij. “Dorëheqja dhe hetimi i Ilir Metës, shkarkimi i menjëhershëm i Saimir Tahirit dhe nisja e hetimit për akuzat e rënda ndaj tij, adoptimi pa asnjë vonesë i ligjit për dekriminalizimin si parakusht edhe për rikthimin e besimit në zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe adoptimi i një plani urgjent masash për krizën ekonomike duke ulur taksat dhe rritur pagat e pensionet, kjo është rruga përmes të cilës mund të shpëtohet demokracia dhe stabiliteti i vendit”, – deklaroi deputeti demokrat, duke shtuar se nëse dyshja qeverisëse Rama-Meta do të vazhdojë me kokëfortësi të kapet me dhunë e arrogancë pas karriges, “atëherë do të përballen me forcën e bashkuar të qytetarëve shqiptarë deri në rrëzimin e regjimit të krimit dhe korrupsionit”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here