“Para, ose gruaja jote shikon videon e seksit!” – Arrestohet grupi i shantazhuesve

0
216

Tre persona, dy shqiptarë dhe një kosovar janë arrestuar së fundmi në Itali, të akuzuar se në disa raste kanë shantazhuar persona të ndryshëm. Në pranga janë vënë kosovari A.C. 30 vjeç dhe shqiptarët S.B. e A.T., përkatësisht 33 dhe 22 vjeç.

Skema që përdornin ishte e njëjtë dhe përfshinte edhe një vajzë nga Lindja, e cila punonte si prostitutë në një apartament në Trevizo.

Klientët e vajzës, pasi kryenin aktin seksual, në dhomë shfaqej kosovari dhe i shantazhonte, duke u thënë se gjithçka ishte e filmuar e nëse nuk i jepnin para pamjet do t’iu dërgoheshin grave të tyre.

Kosovari ka pasur një rol kryesor në grup, ndërsa shqiptarët ishin bashkëpunëtor të tij. Grupi u zbulua nga policia pas kallëzimit të një klienti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here