Ish-ministri socialist: Kur janë në opozita flasin për qytetarët, kur janë në qeverisje bëhen arrogantë…

0
207

Marko Bello, ish-deputet i PS-së dhe ish-ministër i qeverisjet socialiste, tha në studion e Syri.net se një nga sëmundjet e klasës politike në Shqipëri është që kur janë në opozita flasin për qytetarët, ndërsa kur janë në qeverisje bëhen arrogantë. Bello tha se prania e madhe e policisë sot në Tiranë dëshmoi arrogancën e Edi Ramës.

“Çfarë kishin bërë ata 23 qytetarë? Kishin protestuar. Nëse qytetarët binden se duhet paguar një shumë për të mirëmbajtur rrugën atëherë situata të tilla shmangen. Rama po sillet si pushtues, po bën me para një grup njerëzish që janë rreth e rrotull tij. Po merren sheshet po bëhen pallate, po jepen konçensionet, dhe gjithçka po ndodh me arrogancë. Nuk kemi të bëjmë as me një qeveri të majtë, as të djathtë, kjo është një arrogancë e pashpjegueshme që vjen nga pasurimi i një grushti njerëzish”, tha Bello.

Ish-deputeti socialist u shpreh se qytetarët shqiptarë janë të rregullt, paguajnë, por duhen sqaruar.

“Nuk mundet sot t’i thuash qytetarëve paguani pa i dhënë asnjë shpjegim”, tha Bello.

Ai paralajmëroi se situata të tilla mund të çojnë në destabilitet, veçanërisht kur qytetarëve iu drejtohen fyerje, sikundër ndodhi në Kuvend nga Kryeministri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here