Shperthen Shehi. Te arrestuarit, shenjë e shtetit të terrorit që po instalon Edi Rama.

0
249

Qindra qytetarë janë mbledhur edhe gjatë ditës së sotme dhe që prej orës 08:00 të mëngjesit të djeshëm e deri në orët e vona të natës para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të protestuar kundër arrestimeve të qytetarëve në Kukës, që protestuan kundër vendosjes së tarifës së pagesës për qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Kombit.

Në tubim janë të pranishëm familjarë të të arrestuarve, qytetarë, deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe përfaqësuesit e forcave të tjera opozitare. Të arrestuarit gjatë protestës së 31 marsit kundër taksës në Kukës janë sjellë në Tiranë që prej së dielës, e për këtë arsye protesta e Kukësit kundër këtyre arrestimeve do të zhvendosjes në kryeqytet që prej mesditës së të dielës.

E nisur nga kjo, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nga sheshi përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, deklaron se mbajtja në arrestim e protestuesve është një shenjë e shtetit të terrorit që sipas tij po instalon kryeministri Edi Rama.

“Me mbajtjen e tyre të arrestuar, duket se Rama po kërkon mëdeomos konfrontim fizik me popullin. Sipas të dhënave të deklaruara nga vetë Ministyria e Brendshme janë rreth 200 opersona me precedentë të rrezikshëm kriminalë, por që nuk ndiqen fare nga policia, ndërkohë që arrestohen protestues të thjeshtë që janë kundër kësaj qeverie që po i varfëron ata dita-ditës”- u shpreh deputeti i opozitës Dashamir Shehi në një prononcim të shkurtër për “Fax News”.

Ndërkohë, mësohet se masa e sigurisë për protestuesit e arrestuar do të jepet nga Gjykata e Kukësit në orën 13:00.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here