Pas vendimeve që mori opozita, një deputet hyn sot në Komisionin e Ekonomisë…

0
224

Vetëm një deputet i opozitës ka hyrë sot në Komisionin e Ekonomisë: Edmond Haxhinasto i LSI-së.

Asnjë deputet tjetër nga PD dhe nga LSI nuk është paraqitur në të parin takim me mazhorancën sot, një ditë pas vendimeve të forta që mori opozita dje për mosbindje civile

Mbrëmjen e djeshme, kryetari i PD, Lulzim Basha, pas një takimi të zgjeruar të opozitës parlamentare dhe të strukturave drejtuese të të gjithë partive opozitare në Shqipëri, deklaroi se “kemi dalë me një vendim unanim; në krah të qytetarëve shqiptarë. Hapësira e vetme për t’i qendruar në krah qytetarëve është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë javë, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare, me refuzimin jo vetëm të taksës në rrugën e Kombit por të çdo takse tjetër që ka rritur Edi Rama, me të gjitha hapat, format dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik dhe qytetar kundër një klike që ka zaptuar pushtetin dhe po vjedh dhe po varfëron vendin, po asgjeson shpresën dhe po zbras Shqipërinë. Ne këtë nuk mund ta pranojmë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here