Gjiknuri, ministri i Edi Ramës në gjurmët e tij, ‘Ajo ishte dhunë barbare’…

0
154

Nuk kishte si të ishte ndryshe. Edhe ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka vazhduar në gjurmët e Edi Ramës me epitetet e tij ndaj popullit kuksian, hasjan e tropojan.

‘Ajo ishte një dhunë barbare’, u shpreh që në nisje të fjalës së tij, ministri i Edi Ramës.

Damian Gjiknuri ka dalë në një konferencë për mediat, në tentativë për të justifikuar vendimet e marra nga Edi Rama për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit.

‘Siç parashikohet në kontratë, çdo banor i zonës së Kukësit, si përdoruesit i shpeshtë i Rrugës së Kombit, do të mund të përfitojë nga sistemi i aboneve dhe njëkohësisht të kontribuojë për mirëmbajtjen e rrugës dimër-verë, si edhe investimet mbrojtëse e plotësuese të saj’, tha  Gjiknuri për mediat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here