Përshkallëzon revoltën POLICIA, pas Kukësit edhe Tirana nën eskortën e armëve…

0
252

Policia e Tiranës do të jetë në gatishmëri lidhur me revoltën që ka ngjallur tek qytetarët dhe shoqëria civile, tarifa për Rrugën e Kombit dhe arrestimi i 23 protestuesve që morën pjesë në tubimin e së shtunës.

Autoritetet kanë dyshime se protesta që po zhvillohet tashmë prej 24 orësh përpara Drejtorisë së Policisë mund të përshkallëzojë në incidente të dhunshme.

Për këtë arsye, është dhënë urdhër që të gjitha gjashtë komisariatet e Kryeqytetit të qëndrojnë në gatishmëri me forca të shtuara për t’iu përgjigjur trazirave të mundshme.

Po sot, policia e Tiranës referoi në Prokurori 8 qytetarë, pasi sipas tyre protestuan në mënyrë të paligjshme përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë ditën e djeshme.

Aktualisht, në dhomat e paraburgimit në komisariatet e Tiranës, ndodhen 23 protestues të Rrugës së Kombit, mbi të cilët rëndojnë akuzat: Kundërshtim i forcave të Policisë, shkatërrim prone dhe shkatërrim prone me zjarr.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here