Ngjela i ashpër: Kryeministri të zbatojë ligjin ose të lërë karrigen dhe të shporret…

0
276

Rrugën e Kombit nuk e ka ndërtuar njeri tjetër përveçse vetë populli shqiptar, me taksat e dhëna në buxhetin e shtetit, e kësisoj në asnjë mënyrë nuk mund të japë apo pranojë të paguajë taksë për të.

Kështu shprehet avokati Spartak Ngjela, ish-këshilltar i Edi Ramës. Sipas tij, vendosja e një takse të tillë është absolutisht e paligjshme aqsa dhe e palogjikshme që kryeministri i vendit të detyrojë shqiptarët për të paguar një taksë për rrugën të cilën ata e kanë paguar përmes taksave të tyre.

Sipas Ngjelës, kryeministri ose duhet të zbatojë ligjin ose të lërë karrigen dhe të largohet nga posti i tij, pasi po bën të mundur zhvatjen e shqiptarëve përmes një takse që atyre nuk u takon ta paguajnë, dhe njëkohësisht pasurimin e korrupsionit shqiptar.

Postimi i Spartak Ngjelës

Terminalet e pagesës në një rrugë ka të drejtë t’i vendosë vetëm konçesionari që e ka ndërtuar rrugën ose autostradën me paratë e tij. Sepse ky do të nxjerrë paratë e investimit. Kurse, kur rruga është ndërtuar me paratë e popullit, nuk ka pagesë. Ky është ligji amerikan, sepse ky është koncepti i tregut të lirë dhe të drejtë.

Prandaj; Rrugën e Kombit e ka ndërtuar populli me taksat e tij, dhe fitimet i merr konçesionari duke rropatur popullin që e ka paguar vetë rrugën … Dhe, sigurisht, rrjedhimisht, këtu fiton edhe korrupsion i shqiptar.

E shikoni se ku jemi?

Zbato ligjin Rama ose ikë… Se vepra penale që po kryen është shumë e rëndë.

E gjithë kjo shkelje e madhe e parimeve të tregut dhe korrektesës së shtetit vjen si pasojë e faktit që ky kryeministër, i bllokuar nga financimi perëndimor, nuk ka para për shtetin

Por, në një rast të tillë, nuk dërrmohet dinjiteti i popullit për pushtetin e Ramës, por ikën Rama që kryeministri i pranuar nga Perëndimi të fillojë financimin normal të zhvillimit shqiptar.

Masat restriktive të fiskut, i kanë bërë vetëm tiranitë mesjetare.

Por më i rëndë është fakti se historia antishtet në Shqipëri po përsëritet me ngjashmëri të plotë.

ll.

Koncepti që korrupsionin kryeministror Rama ka për taksimin e Rrugës së Kombit, është përsëritje e pushtetit individual si kult kriminal i Enver Hoxhës.

Njëlloj si Enver Hoxha, që, embargon që i kishin vënë të gjitha vendet europiane si të inkriminuar kundër popullit të tij, ia kaloi të gjithë vuajtjes së shqiptarëve në rropatjen e tyre kooperativiste. Dhe gjithçka për të siguruar paratë që të vazhdonte pushtetin e tij kriminal.

Për të gjitha këto; Rama duhet të japë dorëheqjen se ka fyer shqiptarët me metoda enveriste të mbajtjes së pushtetit personal.

Rropatja banditeske kooperativiste kundrejt shqiptarëve ka marrë fund. Dhe Rama, nëse nuk e kupton, duhet ta dijë se, akti i taksimit që po ndërmerr, është vepër penale shumë e rëndë, sepse, edhe nëse grabit popullin me taksa antiligjore dhe antikushtetuese, përsëri për të mbajtur pushtetin, je në korrupsionin më të përbindshëm

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here