Ndërkohë që në Kukës kanë zbarkuar forcat speciale dhe blindat e policisë prej dy ditësh dhe ndërkohë që në Tiranë vazhdon protesta për lirimin e të arrestuarve kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Vlorës.
Pretekst për t’i ikur situatës së rënduar, që ka marrë të gjithë vëmendjen e opinionit publik, kryeministri gjeti inspektimin e një shkolle profesionale në Vlorë.
I ndjekur nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, Edi Rama ka bërë një xhiro në oborrin e shkollës në Vlorë, ku ka takuar nxënësit duke i përgëzuar bashkë me mësuesit, për atë që e quan “Rilindja entuziazmuese e Shkollës Industriale të Vlorës”.
Ndërkohë kuksianët që protestuan kundër taksës në Rrugën e Kombit, Rama i quajti vandalë dhe i premtoi se ligji do të veprojë me të gjithë fuqinë e tij.