27 vjetori i masakrës së 2 prillit 1991, Voltana Ademi: Europa nuk e pranon këtë kryeministër

0
148

Shkodra përkujtoi 27 vjetorin e masakrës së 2 prillit 1991, ku u vranë 4 Dëshmorët e Demokracisë Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Arben Broci, Besnik Ceka.

Kryetari i PD-së  Lulzim Basha  dhe kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi vendosën kurora me lule ne memorialin e 2 prillit.

Në fjalën e saj Ademi tha se “Heronjtë nuk vdesin kurrë” por sipas saj kjo qeveri ka vrarë ëndrrën e lirisë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Kësaj qeverie, këtij kryeministri dhe klikës në pushtet, tha Ademi, Europa ia ka vënë vizën.

Në vitin 1991 e donin Shqipërinë si gjithë Europa. Por a mund të na pranojë Europa siç jemi ne sot me një Ministër të Brendshëm që sa ishte në detyrë ishte kreu i bandës më të madhe të kultivimit dhe trafikimit të drogës?

A mund të na pranojë ne Europa me një kryetar parlamenti si Gramoz Ruçi i cili me 2 prill të vitit 1991 ishte Ministër i Brendshëm i Ramiz Alisë? A mund të na pranojë Europa me një Ministër të Brendshëm aktual i cili krenohet me foton e tij në krah të ish-dikatorit Enver Hoxha dhe vëllai i të cilit kërkohet për trafik droge?

A mund të na pranojë Europa në gjirin e saj me një Kryeministër si Edi Rama i cili pasuron klikën e tij, Nushin e kompani me lekët e shqiptarëve dhe rrënon përditë shqiptarët e thjeshtë me taksa shumë herë më të larta se në BE, siç është edhe rasti i Rrugës së Kombit? Përgjigjen e di unë, ju dhe gjithë shqiptarët. Jo, Europa nuk e pranon këtë qeveri, nuk e pranon këtë kryeministër” – deklaroi Voltana Ademi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here