“Rama poshtëron me arrogancë dhe dhunë revoltën popullore…”

0
179

Ish-ministri i Bujqësisë dhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar në facebook pas dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve, në protestën kundër taksës së rrugës së Kombit. Panariti shkruan se është papergjegjshmeri, të bësh thirrje te shtypet me force nje popull, qe proteston kunder nje tarife sa dyfishi i te ardhurave ditore. 

Postimi i plotë:

“Te kerkosh raprezalje dhe te besh thirrje te shtypet me force nje popull qe proteston kunder nje tarife sa dyfishi i te ardhurave ditore te pjeses dermuese te banoreve te veriut eshte verberi, është papergjegjshmeri, është pandjeshmeri. Ne fakt kjo eshte dhuna e vertete dhe jo ajo qe pretendohet dhe vjen vetem si pasoje. Kthejeni koken pas ne histori dhe mesoni se si dhe pse nisin revoltat popullore dhe se ku shpien ato kur pushteti jo vetem nuk i perfill, por i poshteron me arrogance dhe dhune.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here