Zbulohet magazina e drogës në Stamboll, policia turke godet trafikantin shqiptar

0
135

Mësohet se autoritetet turke kanë goditur sërish rrjetin e trafikantit shqiptar Met Kanani, i cili u arrestua pak ditë më parë, pas një aksioni të antidrogës në qytetin e Bodrumit.

Pas hetimeve të autoriteteve turke u zbuluan edhe dy bashkëpunëtorë të tij dhe një magazinë ku kultivohej kanabis.

Mësohet se magazina e kanabisit u zbulua nga Policia e Stambollit dhe në të u gjetën 218 rrënjë kanabis.

U sekuestruan gjithashtu edhe gjashtë çadra të përdorura për prodhimin e drogës, tre pajisje ngrohëse, tre ventilatorë, dy peshore dhe instrumente për matjen e temperaturës.

Met Kanani, i quajtur edhe si “Eskobari shqiptar” në Turqi 
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here