Brataj jep lajmin e shumëpritur: Do të ketë lehtësim masash…

0
84

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka qenë i ftuar ditën e sotme në Fax Neës ku ka folur për situatën pandemike në vendin tonë.

Pyetjes konkrete kur do të hiqet ora policore, Skënder Brataj ju përgjigj duke thënë që nuk mund të hiqen të gjitha masat njëkohësisht. Ai shtoi që patjetër që në mbledhjen e kësaj jave të Komitetit Teknik do të ketë një lehtësim masash por nuk preferoi t’i tregonte cilat janë ato.

Në lidhje me gjendjen e të shtruarve në spitale, Kreu i Urgjencës deklaroi se janë rreth 80 të shtruar aktualisht në dy spitalet Covid. Ai tha se Covid 3 dhe Covid 4 aktualisht janë të mbyllur por gjithsesi janë në gatishmëri për ccdo rast.

Skënder Brataj, ashtu sicc ka deklaruar më parë Rama dhe Manastirliu, nuk e fshehu optimizmin që deri në pranverën e vitit 2022 të gjithë shqiptarët do të jenë të vaksinuar.

Intervista e plotë:

Si paraqitet gjendja në spitale? Janë rreth 80 në dy spitalet Covid. 3-shi dhe 4-ra janë në dizpozicion por nuk ka të shtruar. Ndërsa 1shi dhe 2shi janë në 30% e tyre. Ndoshta numri i ulët i të shtruarve është për vetë faktin që kohëzgjatja e qëndrimit në spital është më e ulët. 8 shtrime në spital në orët e fundit. Tirana kryeson me më shumë. Shkurt-marsi ju kujtohet shumë mirë sa shtrime kishim. Gati u ezauruan të gjitha kapacitetet. Por për fat të mirë sistemi nuk shkoi në kolaps.

Telefonatat adresuar urgjencës? 1818 dita e sotme. Ka pasur një mesatare në 4000. Kulmi ishte mbi 10 mijë. Me këto kapacitete është shumë e përballueshme. Thirrjet janë në normën e tyre. Besoj se ky trend do të mbetet. Më kryesorja janë dhe konsultat mjekësore.

Pacientët në kushte shtëpie? Nëse përshembull janë 317 vizita në banesë, 27 janë vetëm për Covid. Sot është shumë më e ulët shifra e vizitave në banesa për Covid.

Ora policore 22:00-06:00? Në të gjithë botën dhe në Shqipëri nuk mund të heqësish të gjitha masat njëkohësisht. Kuptohet që do të ketë lehtësim masash. Edhe mbledhja e kësaj jave do të rishikohen masat. Por mos mendoni se do t’i heqim menjëherë. E vetmja mënyrë është vaksinimi i sa më shumë njerëzve.

Objektivi i fundit është vaksinimi i operatorëve turistikë. Ata do të kenë përballje më të madhe. Ata vetë të mos jenë të rrezikuar. Personat e vaksinuar transmetimin e infeksionit e kanë shumë të ulët.

Pranverën e vitit të ardhshëm të gjtihë të vaksinuar? Po mendoj se po. 95% është i realizueshëm.

Gati të ccelë sezonin? Sigurisht që është, por me pak kujdes. Verën do ta kalojmë në mënyrë normalëe. Duhet të jemi pak të kujdesshëm.

Gjata kërkesë për vaksinimin e studentëve? Besoj se shpejti. Përderisa po vaksinohen personeli turistik, mendoj se specializantët do të vaksinohen. Sepse ata nuk janë më studentë por specializantë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here