“Hoqe Shkëlqim dhe more mësuesin e anglishtes që të zhyt thellë e më thellë”

0
224

Debati ne Kuvend për taksimin e Rrugës së Kombit kanë përplasur ashpër kryeministrin dhe kreun e opozitës.

Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka treguar Edi Ramës se si ministri i tij i Financave, Shkëlqim Cani në relacionin e bërë në vitin 2014 tregonte se po rritej taksa e qarkullimit për të mirëmbajtur rrugët.

‘Hoqe Shkëlqim dhe more mësuesin e anglishtes që të zhyt thellë e më thellë. Ja çfarë thotë Shkëlqimi.

Relacioni i ministrit të Financave Shkëlqim Cani. Një tjetër masë fiskale është taksa e qarkullimit me mbi 10 lek. Synimi i kësaj takse është për të mirëmbajtur rrugët.

Ministri yt i financave të nxjerr dopje gënjeshtar sepse i pari që të nxori gënjeshtar ishte vetë Edi Rama’, i tha kreu i PD-sw Lulzim Basha, kryeministrit Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here