Vdekja e 13-vjeçares nga Puka, motra në gjendje kritike. Mjekët: Duhen të kalojnë 24 orë

0
272

 Pas vdekjes së vajzës 13-vjeçare nga fshati Berishë i Pukës edhe motra e saj ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Mjekët e reanimacionit në pediatrinë e QSUT thonë se 11 vajza më e vogël e familjes Smajli ka një pneumoni masive në krahun e djathtë të kraharorit dhe se duhet të kalojnë 24 orë për të dalë në konkluzion nëse e ka kaluar rrezikun.

Instituti i shëndetit publik nuk ka ende një përgjigje shkencore se cili është shkaku që i mori jetën vajzës 13-vjeçare nga fshati Berishë i Pukës e dyshuar fillimisht me fruth.

Ndërkohë mjekët e shërbimit të reanimacionit në pediatrinë e QSUT thonë se edhe vajza 11-vjeçare e familjes Smaili ndodhet në gjendje te rëndë shëndetësore shkaktuar nga një pneumoni masive në anën e djathtë të mushkërisë.

Sipas Prof. Ermira Kola, shefe e shërbimit të reanimacionit pediatrik në QSUT shumë e mirë paraqitet shëndeti i dy vëllezërve Smajli 16 dhe 17 vjeç, që mbahen të shtruar në spitalin infektiv.

Mjekët përjashtojnë prekjen nga fruthi të 3 fëmijëve të shtruar në QSUT, megjithatë përgjigjen e fundit do të duhet ta japin ekspertët e ISHP që po analizojnë mostrat e marra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here