Trondit ish ministri grek: J a cfar thote per shqiptaret……..

0
397

I larguar nga qeveria e Tsipras vetëm pak muaj pas marrjes së pushtetit, ish-ministri grek i Financave, Janis Varoufakis, ka prezantuar mesditën e djeshme partinë e tij të re MeRA23, pjesë e lëvizjes europiane DiEM 25 (Democracy in Europe Movement 2025 – Lëvizja për Demokraci në Evropë 2025).

Në fjalën e tij prezantuese Varoufakis tha se greqia është duke u përballur me rrezikun më të keq që pas luftës civile, duke iu nënshtruar falimentimit të shtetit, bankave, familjeve dhe bizneseve.

Programi politik i Varoufakis kishte 7 shtylla kryesore:

Ristrukturimi i borxhit publik të Greqisë, reduktimi i guximshëm i koeficienteve tatimorë, krijimi një sistemi publik jobankar për pagesat dhe transformimi i fondit të privatizimeve në një bankë zhvillimi.

Profesori kontraversal i ekonomisë, iu referua edhe çështjeve të politikës së jashtme dhe gjegjësisht negociatave që Athina po zhvillon me Shkupin për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Varoufakis u shpreh në favor të një emri të përbërë, duke theksuar se kjo i intereson Greqisë. Por ai shtoi se rreziku më i madh nga vendi fqinj nuk vjen prej demonstratave për Aleksandrin e Madh, por nga përçarja.

Ndërsa, nuk harroi të përmendte edhe shqiptarët e Maqedonisë:

Në Tetovë ndodhen shqiptarë të armatosur, të gatshëm që të shpërbëjnë ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në emër të Shqipërisë së Madhe”. Ky zhvillim “do të jetë një kërcënim për interesat tona kombëtare.”
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here