Rusia përgatitet për luftë, dislokon ushtrinë në…

1
243

Ushtria ruse, sipas tabloidit britanik “Daily Star”, është në gatishmëri për fillimin e luftës pas thellimit të konflikteve për helmimin e ish spiunit Sergei Skripal.

Forcat ushtarake ruse po kryejnë stërvitje në zonat qendrore dhe lindore të Rusisë. Sipas medias britanike, stërvitja po zhvillohet për të praktikuar lëvizjet në territoret e panjohura dhe kontrollin e grupeve ushtarake.

Zona ushtarake qendrore kufizohet me Kazakistanin dhe Mongolinë, ndërsa zona ushtarake lindore mbulon bregdetin e madh të Paqësorit dhe kufirin me Kinën.

Presidenti Putin ka një nga ushtritë më të mëdha në botë, me më shumë se 3 milion ushtarë të shpërndarë në të gjithë Rusinë.

Mediat ruse raportojnë se stërvitjet ushtarake u zhvilluan gjatë katër ditëve nga 20 marsi, por nuk konfirmuan numrin e ushtarëve që morën pjesë.

Rusia ka rreth 3,3 milionë ushtarë, së bashku me më shumë se 20 mijë tanke, 3.700 avionë dhe 352 anije luftarake. Gjithashtu, ajo ka arsenalin më të madh bërthamor në botë, me një rezervë totale prej 7,300 armësh bërthamore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. E cfare do te beje, Europa kurve trembet sa here qe arusha ndron vend!!!
    Putini tall bythen me Europen, sepse qeni i saj Gjermania e ka kryer misionin percares ne Europe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here