Hasimja reagon mbi deklaratën Bozos: Turp! Duhet të jepnin llogari e të shporreshin nga hapësira publike…

0
239

Politologu Ermal Hasimja ka komentuar deklaratën e kandidates së PS në qarkun e Tiranës Luljeta Bozo, e cila do të shprehej në një intervistë televizive se komunizmi kishte më tepër të mira se ta këqija.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hasimja shprehet se për njerëz të tillë që komunizmi u dha shtëpitë e të pushkatuarve, ky regjim kishte më tepër të mira.

Ai thekson se problemi është se para se të pyeteshin mbi komunizmin, ata do të duhet të jepnin llogari për atë që bën 50 vjet dhe të shporreshin nga hapësira publike, siç ndodhi në Gjermani pas Nurenbergut.

Komenti i plotë

1946, një inxhinjer i ri 33 vjeçar, pushkatohet me plot të tjerë me grupin e “sabotatorëve të Maliqit”. Pak kohë më pas një çift komunistësh, vijnë për të inspektuar shtëpinë e të ndjerit dhe për të parë nëse iu pëlqente për ta marrë për vete. U pëlqen dhe e mbajnë për gati 50 vjet duke lënë familjen e inxhinjerit në rrugë.

2021, vajza e çiftit komunist, vetë ish-komuniste e ndoshta ende komuniste, deklaron në publik se komunizmi kishte më tepër të mira se të këqija. Unë e besoj plotësisht! Për njerëz të tillë, komunizmi kishte më tepër të mira: u dha shtëpitë e të pushkatuarve që ua nxorrën familjet në rrugë.

Problemi është se këta njerëz, përpara se të pyeteshin për komunizmin duhet të jepnin llogari për atë që bënë për 50 vjet, duhet të shporreshin nga hapësira publike e të turpëroheshin publikisht. Siç ndodhi në Gjermani pas Nurenbergut e deri më sot. Kjo nuk ndodhi. Meqë nuk ndodhi tani nuk e kanë problem të bëjnë bilancin pozitiv të komunizmit. Turp, Shqipëri, e mjera Shqipëri!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here