LGBT në shkolla, gjimnazistët tregojnë: Ja për çfarë na folën…

0
342

Takimet e përfaqësuesve të komunitetit LGBTI me gjimnazistët e 5 shkollave të mesme në Tiranë u komentuan masivisht në rrjetet sociale. Nisma u shndërrua në një debat të ashpër virtual mes të rinjve, prindërve në disa raste, por edhe mes përfaqësuesve të politikës, që akuzojnë ministrinë e arsimit, Bashkinë e Tiranës dhe kryeministrin, në veçanti për organizimin e këtyre takimeve.

Por deri me tani nuk kanë folur mësuesit dhe gjimnazistët që kanë marrë pjesë në këto takime. Mirela Katundi është mësuese të “Petro Nini Luarasi” dhe takimet në këtë shkollë u zhvilluan në fillim të dhjetorit të kaluar.

“Ishte një orë mësimore, ftuam senatorët, kishte edhe fëmijë që nuk donin të hynin në takim kur e morën vesh. Ka dhe që distancohen, në një shkollë me 1300 vetë jo të gjithë kanë dëshirë të dëgjojnë tema të tilla. Ideja është për t’i informuar nxënësit, se çfarë janë çfarë përfaqësojnë dhe me se merren. Te ne vijnë organizata të ndryshme për çështje ku ka bullizëm brenda dhe kjo është pjesë përbërëse, është pjesë e edukimit”, shprehet Mirela Katundi, mësuese në shkollën “Petro Nini Luarasi”.

“U shfaq një dokumentar. Personat e komunitetit folën për eksperiencat e tyre, sesi i kishin pritur shokët”, tregon Silvi Stojku, nxënëse.

Për aktivisten e LGBTI, nisma është keqinterpretuar. “Ajo pjesë e prindërve që kanë reaguar gjatë këtyre ditëve janë keqinformuar. Dy ditët e para mendohej që ne shkonim në shkolla për të rekrutuar dhe shndërruar të rinjtë në homoseksualë dhe nga ana mjekësore kjo është e pamundur”, tha Xheni Karaj, aktiviste LGBTI.

Po cili është qëllimi i saj?

“Nisma lindi si domosdoshmëri për rastet e personave LGBTI që po braktisin shkollat vitet e fundit. Rezulton që 29% e të rinjve vuajnë nga bullizmi për shkak të orjentimit seksual. 77% e mësuesve kërkojnë trajnime sesi të minimizojnë rastet e bullizmit”, thotë Xheni Karaj. Aktiviteti i organizuar nga shoqëria civile dhe e financuar nga Ambasada Amerikane për të diskutuar rreth fenomeneve si bullizimi ndaj personave me orientim të ndryshëm seksual. /Top Channel/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here