FMN kundërshtoi qeverinë/ Të ardhurat që jep biznesi i vogël në buxhet janë më pak se 1%

0
136

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka vënë theksin sot tek impakti negativ që do të sjellë nga 1 prilli skema e re e TVSH, për 20 mijë biznese të vogla, skemë e cila është kundërshtuar nga FMN, Dhomat e Tregëtisë Britanike dhe Amerikane, si edhe shoqatat e biznesit të vogël dhe atij të madh.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Spaho shkruan se ndërmarrja e një mase të tillë është e pakuptimtë dhe nuk ka të bëjë me luftën ndaj informalitetit sikurse pretendon qeveria pasi të ardhurat që jep biznesi i vogël në buxhet janë shumë më pak se një përqind.

“Është kjo arsyeja që Fondi Monetar Ndërkombëtar e kundërshtoi ndërmarrjen e një mase të tillë nga qeveria”, shkruan Spaho.

Postimi i Edmond Spahos

Ne daten 1 Prill 2018 hyjne ne fuqi ndryshimet ne skemen e TVSH sipas te cilave rreth 20 mije biznese te vogla do i shtohen kesaj skeme. Efektet e saj do te ndihen tek ky grup biznesesh duke ju shtuar kostot dhe ulur fitimet. Per rrjedhoje gjendja e tyre ekonomike do veshtiresohet dhe shume do te falimentojne ne se nuk rritin cmimet e mallrave qe tregetojne.

Ndermarrja e nje mase te tille eshte e pakuptimte dhe nuk ka te beje me luften ndaj informalitetit sikurse pretendon qeveria pasi te ardhurat qe jep biznesi i vogel ne buxhet jane shume me pak se nje perqind. Eshte kjo arsyeja qe Fondi Monetar Nderkombetar e kundershtoi ndermarrjen e nje mase te tille nga qeveria. Vec FMNse edhe shoqatat e biznesit te vogel dhe biznesit te madh perfshire ato te investitoreve te huaj e kundershtuan kete mase. Vlen te permendet kundershtimi i ashper nga Dhoma Shqiptaro Amerikane e Tregetise dhe ajo Britanike.

Qeveria vazhdon me kokefortesi zbatimin e ketij plani duke detyruar bizneset e vogla te paguajne TVSH ne masen 20% kurse pronaret e hoteleve me kater dhe pese yje do paguajne zero % tatim fitimi. Ky eshte zbatimi i premtimit te Rames qe ata qe marrin me pak do paguajne me pak dhe ata qe fitojne me shume do paguajne me shume. Realiteti i veprimeve te qeverise tregon te kunderten. Ata qe fitojne me pak, sic eshte edhe rasti i biznesit te vogel po paguajne me shume.

Arsyet e uljes se pragut te skemes se TVSH duhen kerkuar dy vjet me pare kur qeveria tentoi te jape me koncension mbledhjen e TVSH. Edhe ne ate kohe FMN kundershtoi ashper dhe nuk lejoi dhenjen e ketij koncensioni i cili do te merrej nga nje kompani e lidhur me Olsi Ramen vellain e Kryeministrit.

Ky projekt i cili nuk u realizua para dy vjeteve po bejne perpjekje ta sjellin ne formen e nje koncensioni te ri per administrimin e faturave te TVSH. Kompania qe do e marre eshte e njejta, ajo e lidhur me Olsi Ramen. Duke rritur numurin e bizneseve ne skemen e TVSH rritet numuri i faturave por edhe i fitimeve te kompanise se vellait te Kryeministrit pasi per cdo fature biznesi do paguaje taksen e sherbimit qe do jete disa euro per fature.

Sikurse shihet qeveria per fitimet e klienteve te saj eshte e gateshme te ndermarre “reforma” te cilat bien ne kurriz te bizneseve te vogla dhe rrisin cmimet e mallrave dhe sherbimeve per qytetaret.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here