Uragani Trump: Te filloje pune per ndertimin e murit me Meksiken

0
209

UASHINGTON – Ndërtimi i murit përgjatë kufirit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës do të fillojë “menjëherë”. Donald Trump e siguron atë me një tweet, pasi Kongresi miratoi një buxhet prej 1.6 miliardë dollarësh të premten e kaluar. “Mund të bëni shumë” me këtë shifër, shtoi presidenti amerikan.

 

Muri ishte një nga “kuajt e betejës” së fushatës elektorale të miliarderit të Nju Jorkut, i cili kishte kërcënuar të vërë veton ndaj ligjit të buxhetit nëse nuk do të miratoheshin fonde, të paktën minimale. Dhe shifra minimale u arrit: fondi prej 1.6 miliardë dollarë është shumë larg nga 25 miliardë e kërkuar nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë në Kongres. Por ai është i bindur se pjesa tjetër do të “arrijë”, gjëja e rëndësishme është që menjëherë të fillojnë punimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here