Tallja: Rama pyet Alket Hysenin për vjedhjen e tokave, deputeti i thotë se s’ka faj

0
143

Akuzat që i bëhen deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hysenit për vjedhjen e një sipërfaqeje toke në Dhërmi kanë shkuar deri në veshin e kryeministrit.

Por nga ajo që ka ndodhur në grupin parlamentar të PS këtë të hënë kuptohet se Rama ka qenë i shqetësuar më shumë për imazhin që krijohet në publik, sesa për të vërtetën e ngjarjes.

Në fillim ai ka pyetur Alket Hysenin, se si qëndronte çështja dhe kur deputeti i ka thënë se “gjyqin e kemi fituar 8 herë”, kryeministri e ka porositur të dalë dhe ta sqarojë publikisht pozitën e tij.

Biseda për këtë temë është mbyllur me kaq dhe grupi parlamentar i PS ka vazhduar në pikat e tjera, si çështja e financimit rus të PD-së, analiza 6 mujore e punës së ministrave apo kontaktet e deputetëve të tjerë me qytetarët.

Po sot ka dalë në media pasuria deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni, një listë e gjatë me shtëpi, toka dhe llogari bankare.
Hyseni mbajti postin e Kryetarit të Komisionit të Garancive Statutore në PS gjatë kohës kur Rama vendosi të mos bëjë zgjedhje në parti, sepse kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.

Për bindjen e verbër ndaj kryetarit, Alket Hyseni u shpërblye me disa muaj në krye të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, për t’u katapultuar më pas në grupin parlamentar të PS-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here